Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni, Dushan Mërdoviç

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kë pritur në takim pune ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni, Dushan Mërdoviç, me ç'rast bashkëbiseduesit diskutuan rreth marrëdhënieve midis dy vendeve tona, perspektivave të Ballkanit perendimor, si dhe për aktualitete politike.

Ambasadori i Malit të Zi theksoi rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, në veçanti drejt arritjes së pavarësisë së këtij vendi, por edhe në zhvillimet e mëtetjme. Mali i Zi po ec me hapa të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu u diskutua rreth letrës së Ahmeti dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE Krivokapiq në të cilën e fton atë që të ushtron autoritetin e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe ambasadori Mërdiç paralajmëroi vizitën e Krivokapiçit në një të ardhme të afërt.

Kreu i BDI-së Ahmeti theksoi kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për ta përkrahur pavarësinë e Malit të Zi si dhe foli për përvojat e tij konstruktive me udhëheqësit politik të Malit të Zi.

Ahmeti u përqëndrua në rëndësinë e procesit integrues të Maqedonisë, por edhe të vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me ç’rast theksoi që Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të përkahen mes vete për ta arritur këtë synim të ndërsjellë.

Kryetari Ahmeti gjithashtu foli për takimet e veta në nivele të larta ndërkombëtare që arritën të rikthejnë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për nevojën urgjente të zgjidhjes së çështjes së emrit si një parakusht për të vijuar proceset integruese.

Lideri i BDI-së, Ahmeti nënvizoi që ka ardhur koha që të ndërmirren vendime të guximshme politike që do ta garantojnë të ardhmën e vendit tonë, ngjajshëm me veprimet e guximshme të politikanëve të Malit të Zi për të arritur pavarësinë e vendit të tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail