Ahmeti u takua me ambasadorin e Bullgarisë Ivan Petkov

Tetovë, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Kryetari BDI-së,  Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë, ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni,  Ivan Petkov.

Ahmeti dhe Petkov biseduan për zhvillimet midis Maqedonisë dhe Bulgarisë, samitin e Bashkimit Evropian si dhe për zhvillimet politike në interest të ndërsjellë.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së,  Ahmeti foli për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit si dhe firmosjen e memorandumit për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë duke theksuar përkrahjen që kjo të arrihet sa më shpejt.

Ahmeti edhe njëherë vlerësoi se NATO dhe BE janë opsioni i vetëm për Maqedoninë dhe që nuk ka asnjë alternativë tjetër prandaj dhe duhet të bëhet çmos për ta realizuar këtë synim.

Ahmeti ftoi vendet fqinje që në mënyrë aktive dhe konstruktive ta ndihmojnë këtë proces sepse është në dobi të gjithë rajonit.

"Bashkimi Demokratik për Integrim synon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend dhe ndërfqinjësore në rajon, zbatimin e përpikshëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimin ekonomik", thuhet në kumtesë.

Për ta lehtësuar arritjen e marrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Ahmeti inkurajon takime më të shpeshta dhe konstruktive në të cilat do të arrihet përparim dhe kjo çështje e hapur të tejkalohet sa më shpejt.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ahmeti ritheksoi përcaktimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të zgjedhur një President që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, që do t’ju takojë të gjithë qytetarëve dhe që do të jetë i pranueshëm për të gjithë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail