Spasovski: Presin mbështetje masive për Pendarovskin

Shkup, 13 prill 2014 (MIA) - Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale është rreth 50 për qind, por është ndjekur edhe me një sërë të parregullsive.

Ky është vlerësimi i Oliver Spasovskit, shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së dhe të kandidatit presidencial Stevo Pendarovski të dhënë në konferencën për shtyp kohë të shkurtër pas mbylljes së vendvotimeve.

"Por ajo që është më e rëndësishme është se sot në ditën e zgjedhjeve, si dhe në ditët e kaluara ndjehet verdikti i shprehur për ndryshime. Qytetarët ndjejnë se kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski është pikërisht kandidati për president i cili u jep shpresë edhe atë të vërtetë qytetartëve të Maqedonisë. Për atë presim rezultatet e zgjedhjeve ta konfirmojnë këtë disponim të qytetarëve dhe mbështetje masive për Stevo Pendarovskin", tha Spasovski në konferencën e mbajtur në selinë e partisë.

Siç theksoi Spasovski, presin që KSHZ dhe institucionet e tjera kompetente t'i sanskionojnë të gjitha parregullsitë në procesin zgjedhor.

Pritet më vonë gjatë mbrëmjes shtabi zgjedhor i LSDM-së dhe kandidati Pendarovski të mbajë edhe një konferencë për shtyp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail