Thaçi: Votat e sotme për dy javë do të nxjerrin 13 deri në 14 deputetë

Tetovë, 13 prill 2014 (MIA) - Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi është i kënaqur nga rezultati të cilin e arriti kandidati i tyre për president, Iljaz Halimi në zgjedhjet e sotme presidenciale.

"Unë jam shumë i kënaqur nga ky rezultat. Tani gara e PDSH-së ishte me disa kilogram rërë në këmbë. Pres dhe jam i bindur se pas dy javësh kur të vrapojmë në finale këto vota do të shndërrohen në 13 dhe 14 deputetë. Jam i bindur në këtë fitore të PDSH-së në zgjedhjet parlamentare dhe mendoj se do të jetë gjëja më e mirë që ka ndodhur në Maqedoni", tha Thaçi në konferencën e sotme për shtyp të partisë.

Ai theksoi se sipas informacioneve të tyre, 15 për qind e shqiptarëve kanë votuar për kandidatin e Maqedonisë. Prej tyre 10 për qind për Pendarovskin dhe 5 për qind për Ivanovin.

"Në disa vende të caktuara ku në votim kanë dalë zero për qind e njerëzve nuk ngjan në ndonjë gjë tjetër veç se në diktaturë. Çdo kush që duartroket diktaturën, kjo diktaturë më pas shkon në kokë të tij", theksoi Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail