Osmani: Sot në bllokun shqiptar ka pasur referendum për një ide

Tetovë, 13 prill 2014 (MIA) - Sot shqiptarët thanë "po" për konsensualitetin ndëretnik si koncept në Republikën e Maqedonisë dhe thanë "jo" në sundimin e njëanshëm, respektivisht të presidentit të njëanshëm, sot triumfoi ideja e BDI-së.

Këtë e theksoi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në konferencën e sontme partiake për shtyp në Reçicë të Vogël.

"Qëllimi ynë ishte që ajo ide të mbetet e gjallë. Ne nuk tërhiqemi nga kjo ide deri në realizimin e saj përfundimtar, me përkrahje plebiscitare që e kemi marrë sot, fituam erë në velat tona që të vazhdojmë edhe më tej deri në realizimin e saj përfundimtar", theksoi OSmani.

Ai potencoi se sot oponenti i tyre politik PDSH fitoi më pak se 35.000 vota.

"Kjo është më pak se 10 për qind nga dëshira e tyre që të kenë 350.000 vota ose më pak se 40 për qind nga votat që i kanë pasur vitin e kaluar në zgjedhjet lokale. Kjo është për shkak se kjo iniciativë e BDI-së është mbipartiake. Ishte iniciativë kombëtare për promovimin e rolit të shqiptarëve në sundim, pasi Marrëveshje e Ohrit nuk parashikon vetëm pjesëmarrje të shqiptarëve, por pjesëmarrje në marrjen e vendimeve", potencoi Osmani.

Sot në bllokun politik shqiptar, potencoi ai, nuk ka pasur garë mes dy kandidatëve për president, por ka pasur erferendum për një ide.

"Ideja është vendosur para qytetarëve shqiptarë. Nëse konsensualiteti, konsensualiteti ndëretnik është zgjidhja e vetme prë Republikën e Maqedonisë dhe ardhmërisë së saj", tha Osmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail