Pendarovski: Gara zgjedhore nuk ka përfunduar

Shkup, 13 prill 2014 (MIA) - Kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski sonte në konferencën përfundimtare për shtyp e vlerësoi si sukses numrin prej 320 mijë vota të cilat i ka fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe paralajmëroi angazhim edhe më të fuqishëm për rrethin e dytë nga zgjedhjet.

"Treqind e njëzet mijë vota në dobi të kandidatit opozitar sipas meje janë guxim në këto kushte. I uroj të gjithë të cilët votuan sot për opozitën. Numri i votave të kandidatit të pushtetit, sipas bindjes sime të thellë nuk është rezultatb i cilësisë së tij, as i sukseseve të strukturës politike, e cila e përkrah. Dëshiroj të porositi se lufta nuk ka prëfunduar. Na pret rrethi i dytë", tha Pendarovski.

Ai paralajmëroi luftë për konceptin e tij dhe ka shprehur bindje se edhe në kushte të tilla të presionit sistematik dhe të kërcënimeve dhe shantazheve sistematike nga struktura e deritanishme e pushtetit, mund të arrijë fitore më 27 prill.

"Deri te të gjithë ata që nuk votuan për mua dhe për ne dhe deri te të gjithë ata të cilët nuk dolën në votim për shkaqe të ndryshme u porositi një punë, mos bini me frymë, lufta nuk ka përfunduar", thotë Pendarovski.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, megjithatë vlerësoi se rezultati nga rrethi i parë për zgjedhje të presidentit të RM-së nuk është aspak siç kanë pritur, pasi, sipas tij, gjatë periudhës së kaluar kanë marrë përkrahje masive si opozitë për kandidatin e tyre për president. Ai njëheri a akuzoi pushtetin për vjedhje sistematike të votave.

"VMRO-DPMNE-ja të frikësuar nga humbja e pushtetit, përmes vjedhjes sistematike së votave në ditët para dhe në ditën e zgjedhjeve e ka penguar vullnetin e qytetarëve. Rezultati përfundimtar është goditje e re mbi demokracinë e brishtë në Maqedoni. por, qytetarët e Maqedonisë e dinë të vërtetën. Ne jemi këtu së bashku me juve qytetarët në momentet më të vështira", tha Zaev dhe ka shprehur bindje se në rrethin e dytë do të kenë rezultate krejtësisht të ndryshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail