KSHZ: Ivanov fitoi 448.303 vota, Pendarovski fitoi 326.069

Shkup, 14 prill 2014 (MIA) - Kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 448.303 vota të fituara (51,65%), i dyti është kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 326.069 vota (37,57%), tregojnë rezultatet e para jozyrtare që i publikoi sot në mëngjes Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tij.

Të dhënat u dedikohen për 99,72 për qind të votave të përpunuara, gjegjësisht 3.502 nga gjithsej 3.512 vendvotime.

Iljaz Halimi nga PDSH-ja ka fituar 38.965 vota (4,49%), ndërsa Zoran Popovski nga GROM-i 31.360 vota (3,61%).

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 48,86 për qind ose gjithsej kanë votuar 865.951, ndërsa të drejtë vota kishin 1.779.572 persona të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rillkoski në konferencën e djeshme për shtyp tha se zgjedhjet kaluan qetë me një incident të vetëm të regjistruar në Negotinë ku në orët e pasditës nga një person i panjohur është thyer kutia e votimit dhe votimi është ndërprerë në këtë vendvotim.

"Votimi kaloi pa probleme edhe në diasporë, ndërsa të gjitha vendvotimet në Maqedoni janë hapur në kohë", theksoi Rillkoski.

Rezultatet e para nga votimi Komisioni Shtetëror i Zgjehdjeve i publikon në afat prej 12 orësh, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për shef të shtetit do të mbahet më 27 prill për kur janë caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë. Do të fitojë ai që do të fitojë më shumë vota me kusht që në votim të dalin të paktën 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail