Ahmeti: BDI mbetet në idenë për president koncensual

Tetovë, 14 prill 2014 (MIA) - Mosdalja e shqiptarëve më 13 prill tregon mbështetje të fuqishme të një ideje nacionale, mbipartiake se në vend po kërkohen ndryshime dhe se ky vend u takon të gjithëve që jetojnë në këto hapësira, si dhe se tek shqiptarët është rritur besimi se mund të bëhen hapa dhe të punohet bashkarisht në këtë vend, vlerësoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, kushtuar rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke iu drejtuar, thotë, të gjithë qytetarëve maqedonas, shqiptarë, turq, romë boshnjakë, vllehë, theksoi se shoqëria në Maqedoni është avancuar dhe reflekton në drejtim të duhur. Posaçërisht, shton, shqiptarët janë pjekur politikisht me mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 13 prillit duke i thënë "jo" presidentit të njëanshëm dhe "jo" presidentit pa marrëveshje.

Ai paralajmëroi se ata do të vazhdojnë me përpjekjet që kjo ide të realizohet dhe materializohet, nëse jo tani, në proceset që vijnë në të ardhmen.

"Ne do të mbijetojmë deri në fund që ta sqarojmë idenë jo vetëm opinionit shqiptar, por edhe opinionit maqedonas dhe pjesëtarëve të bashkësive të tjera më të vogla etnike. Ideja nuk është të majorizojmë cilin do qoftë apo ta dëmtojmë cilin do qoftë, por kjo është ide që afron dhe ka rëndësi pozitive për shtetin tonë të përbashkët", deklaroi Ahmeti.

Lidhur me atë nëse dhe kur nga dy kandidatët do të mbështesë BDI-ja në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Ahmeti deklaroi se ata "nuk bëjnë politikë me standarde të dyfishta".

"Politikat tona i kemi përcaktuar në bazë të bindjeve tona për të mirën e përgjithshme. Ne kërkuam të arrihet marrëveshje ndërmjet palëve që e kanë legjitimitetin tek dy bashkësitë më të mëdha etnike. Kjo marrëveshje nuk u arrit dhe ne do të vazhdojmë ta promovojmë idenë tonë të madhe. Ajo ide i tejkalon kufijtë e njërës palë dhe parti dhe u bë ide e një numri të madh të shqiptarëve në Maqedoni. Ne, në asnjë mënyrë nuk do ta dëmtojmë, sepse ajo është shumë më e rëndësishme nga dalja në zgjedhje dhe mbështetje për Stevo Pendarovskin. Ideja është shumë më e fuqishme dhe më e rëndësishme për interesin e shtetit dhe ne do të vazhdojmë t'u bëjmë thirrje shqiptarëve që edhe një herë ta mbështesin vendimin e vet të 13 prillit dhe më 27 prill shqiptarët do të dalin dhe do të votojnë për BDI-në, ndërkaq do të abstenojnë dhe nuk do ta marrin fletëvotimin për presidentin, i cili është i njëanshëm dhe pa marrëveshje", sqaroi Ahmeti.

Për atë se cili është presidenti i pranueshëm koncensual për BDI-në, Ahmeti tha se bisedimet dhe negociatat për atë përfunduan para tre muajve dhe konsideron se tani nuk duhet të sqarohet dhe të jepet shpjegim se për cilat emra është biseduar dhe cilët emra ishin vendosur në tryezë.

Për raportin e BDI-së ndaj presidentit të ri të zgjedhur, Ahmeti sqaroi se "ai do të jetë president i njëanshëm dhe president i njërës bashkësi, ndërkaq nuk do të jetë president i zgjedhur me votat e bashkësisë tjetër më të madhe në vend - shqiptarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail