Koncert në piano i Dino Imerit

Shkup, 15 prill 2014 (MIA) - Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte recital në piano do të mbajë Dino Imeri. Në program janë vepra të Bahut, Listit, Debisisë, Damir Imerit dhe të Rahmanjinovit.

Dino Imeri (1990) është nga pianistët më të suksesshëm të Maqedonisë nga gjenerata e re. Shkollën e ulët dhe të mesme e ka kryer në shkollën e muzikës në Shkup. Ka diplomuar në FAM në Shkup me vlerësimin më të lartë në klasën e prof. Boris Romanov.

Në vitin 2013 i ka kryer studime master nën mentorimin e prof. Simon Tërpçevskit. Ka performuar në disa nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vendin tonë dhe jashtë tij.

Është fitues i çmimit "Virtuozë" në kategorinë "Artist i ri i muzikës" për suksese të jashtëzakonshme në vitin 2012.

Ka qenë i angazhuar edhe nga Piano Programi Evropian - projekt i mbështetur nga Komisioni Evropian, i cili përmban performansa,, seminare, punëtori me profesorë eminentë nga fusha e pianizmit dhe vizita në Maqedoni, Austri, Moldavi, Poloni dhe në Francë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail