Bejta do të marrë pjesë në shënimin e 15 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri

Gostivar, 15 prill 2014 2014 (MIA) -  Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do merr pjesë në përkujtimin e 15 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre për t’i shpëtuar gjenocidit të pashembullt të regjimit të Millosheviçit.
 
"Në homazhe të asaj dhimbjeje të pafund, të asaj sakrifice e qëndrese të qindra e mijëra shqiptarëve që tronditën botën, kam nderin e veçantë t’ju ftoj të jemi së bashku në qytetin e Kukësit, më 16 Prill, në qytetin ku u hap së pari porta e madhe e asaj mikpritje vëllazërore dhe asaj dashurie të pakufishme", thuhet në ftesën e kryeministrit Rama.

"Unë ndihem thellësisht i lumtur që më 16 Prill, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tim Hashim Thaçi, do të jemi mes qindra ish-luftëtarëve të lirisë, të rinjve, burrave e grave nga trevat shqiptare. Në pritje të takimit me ju", thuhet në fund të ftesës së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail