U promovua "Sistemi informativ i Maqedonisë për zjarre pyjore"

Shkup, 16 prill 2014 (MIA) - Versioni i dytë i "Sistemit informativ të Maqedonisë për zjarre pyjore", i cili themelohet në teknologji bashkëkohore informatike dhe është në funksion të ndjekjes, vlerësimit të rrezikut dhe koordinimit operativ në raste të përballjes me rrezikun nga zjarret pyjore, u prmovua sot.

Ky sistem në korrik të vitit të kaluar u vendos në përdorim filelstar operativ, i njohur si MKFFIS dhe prej atëherë ishte në fazë testi. Në faz[n e dytë të zhvillimit të tij janë bërë të gjitha përmirësimet e domosdoshme, me shtimin e hartave të reja, veglave dhe funksioneve me çka shfrytëzuesve u sigurohet qasje e lehtë, e shpejtë dhe e kuptueshme.

Sistemi realizohet me mbështetje të Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe në bashkëpunim me disa insitucione shtetërore, si minsitritë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim, NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe të tjera.

"Realizimi i këtij projekti ka interes publik sepse pyjet në shtetin tonë paraqesin pasuri nacionale, ndërsa mbrojtja e tyre paraqet obligim institucional. Gjatë realizimit të aktiviteteve projektuese u kyçën disa institucione qeveritare, disa në rolin e "data providers", ndërsa të tjera si shfrytëzuese të produketeve të sistemit. Qendra për menaxhim me kriza e pati rolin e koordinuesit", theksoi gjatë rpezantimit të sotëm minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski. Shtoi se ky sistem është i njohur si MKFFIS, sipas shembullit të Sistemit informativ evropian për zjarre pyjore EFFIS.

Ky sistem, siç tha, bazohet në GIS platformë të integruar dhe të bazuar, e cila ndërlidhë disa institucione të cilat kanë rol në mbrojtjen nga zjarret pyjore.

"Sistemi informativ i Maqedonisë për zjarre pyjore paraqet sistem informativ bashkëkohor gjeografik i cili o ta përforcojë komunikimin ndërinstitucional, koordinimin dhe këmbimin e shpejtë të të dhënave dhe në masë të madhe do të kontribuojë për vendosjen e Infrastrukturës nacionale të të dhënave hapësinore, për të cilën kohë më parë u soll edhe ligji", tha Ivanovski.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Zulfi Adili potencoi se ky sistem është i rëndësishëm për shtetin dhe për qytetarët nga aspekti i parandalimit dhe paralajmërimit të hershëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail