Kredi nga BERZH-i për rritjen e efikasitetit energjetik dhe konkurrencës

Shkup, 16 prill 2014 (MIA) - Kompanitë prej sot do të mund ta rrisin efikasitetin energjetik apo konkurrencën përmes dy linjave kreditore që do të plasohen përmes bankës "NLB Tutunska".

Mjetet në vlerë prej gjithsej gjashtë milionë euro janë siguruar përmes Bankës Evropiane për Ripërtërije dhe Zhvillim (BERZH), gjegjësisht përmes Programit për financimin e energjisë të qëndrueshme dhe Programit për mbështetjen e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë qëllim sot në Shkup u nënshkrua marrëveshje mes bankës NLB Tutunska" dhe BERZH-it.

Shuma maksimale e kredisë për efikasitet energjetik që një shfrytëzues mund ta shfrytëzojë është dy milionë euro, ndërsa për projektet për rritjen e konkurencës arrin në një milionë euro.

Sipas kryetarit të Bordit Drejtues të "NLB Tutunska", Gjorgi Jançevksi, bëhet fjalë për kredi të volitshme të cilat mund të shfrytëzohen në afat prej pesë vjetëve me grejs periudhë prej maksimum dy vjetëve, ndërsa janë paraparë edhe stimulime për shfrytëzuesit përfundimtarë prej 10 deri 20 për qind nëse kompania me suksese e implementon projektin.

Përfaqësuesja e Zyrës së BERZH-it në Maqedoni, Anka Joana Jonesku vlerësoi se Maqedonia ka potencial të madhë biznesi dhe se qëllimi i BERZH-së është ta mbështet transformimin e këtij potenciali në biznes të qëndrueshëm.

BERZH filloi me investim në ekonominë e Maqedonisë në vitin 1993, ndërsa deri sot ka nënshkruar mbi 80 projekte në lartësi prej 1,1 miliardë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail