Teuta Arifi në Konferencën mbarëkombëtare "Nga eksodi tek Partneriteti Strategjik" në Kukës

Kukës, 16 prill 2014 (MIA) - Sot në Kukësit, Republika e Shqipërisë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi mori pjesë në Konferencën njëditore mbarëkombëtare "Nga eksodi tek Partneriteti Strategjik". 

Në këtë eveniment madhështor morën pjesë zyrtarë edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Në konferencë gjithashtu morën pjesë edhe shumë zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Komunës së Tetovës mes tjerash tha se sot, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë shtete që gjenden në proces të  modernizimit social,ekonomik, dhe politik dhe integrimit euroatlantik.

"Duke iu adresuar luftimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës, qeverisjes së mirë ekonomike, lirisë së të shprehurit dhe medieve, të drejtave e njeriut dhe mbrojtjes së pakicave, këto shtete ngrisin peshën e tyre politike në rajon dhe forcojnë stabilitetin e tyre politik dhe ekonomik. Sa më shumë që angazhohemi në këtë proces aq më shumë do ta ngrisim peshën politike dhe fuqinë ekonomike të shqiptarëve si faktor të stabilitetit politik rajonal", u shpreh ajo.

Pas mbarimit të pjesës formale të Konferencës, pasoi një program i pasur kulturor dhe artistik, ku mes tjerash u luajt një ndeshje miqësore futbolli mes Kukësit dhe Mitrovicës, kurse në sheshin e qytetit të Kukësit performoi Ansambli Pupullor i Republikës së Shqipërisë,  u prezantua Stenda për artin Kulinar si dhe Kinemaja Lëvizëse. 

Pas këtyre aktiviteteve u mbajt edhe Koncert me këngëtarët më të njohur nga të gjitha trevat shqiptare. Ngjarja e sotme veç peshës së saj politike dhe kulturore bart me vete mesazhin e unitetit kombëtar të shqiptarve, kudo që ndodhen dhe veprojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail