Përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë morën pjesë në përkujtimin e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës

Kukës, 16 prill 2014 (MIA) - Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,  Edi Rama, sot në Kukës qëndruan kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe deputetja Ermira Mehmeti.

Ata morën pjesë në manifestimin që u mbajt në Kukës në përkujtimin e 15 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre për t’i shpëtuar gjenocidit të pashembullt të regjimit të Milosheviçit.

Në emër të përfaqësuesve të shqiptarëve të Maqedonisë foli kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në manifestim i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministra nga të dyja qeveritë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail