Vazhdon fushata për zgjedhjet 2014

Shkup, 17 prill 2014 (MIA) - Partitë politike sot e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara për datën 27 prill.

Kandidatët për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajnë tubim në Resnjë dhe takime me qytetarë në Manastir.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë tubim në Studeniçan.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) do të ketë takime me qytetarë në Tërnovë, Patalisht, Sërmnovë, Llakavicë, Turçan i Madhe dhe Turçan i Vogël.

Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe kandidati për president Gjorge Ivanov sot do të mbajnë tubime në Vinicë dhe Berovë, ndërsa takime me qytetarë në Pehçevë.

GROM do të mbajë tubim në komunën e Butelit, ndërsa do të ketë takime me qytetarë në komunat Karposh, Çair dhe Aerodrom.

Kryetari i Aleancës për Maqedoni Pozitive, Ljupço Zikov do ta vizitojë SOS Fshatin e fëmijëve në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail