Akademia ushtarake do të bashkëpunojë me një qendër kryesore për menaxhment të krizës nga Arizona

Uashington, 17 prill 2014 (MIA) - Akademia ushtarake Gjeneral Mihaillo Apostollski dhe universiteti shtetëror Arizona (ASU) nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferën e menaxhmentit të krizës, me të cilin Maqedonia do të mund ta shfrytëzojë përvojën dhe diturinë e njërës ndër qendrave më të mira për menaxhim me gjendje të krizës në SHBA.

Qendra e ASU-së është e specializuar për sfera të ndryshme, siç është zbulimi i rreziqeve biologjike dhe kimike, mbrojtja e infrastrukturës kritike, sigurimi i stabilitetit energjetik, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe fusha të tjera, duke i shfrytëzuar resurset e Universitetit shtetëror Arizona, bazuar në Feniks, më saktë në Tempi, qyteti i vëllazëruar me Shkupin.

"Me këtë marrëvershje krijohet kornizë formale për avancimin e bashkëpunimit me njërën ndër institucionet më prestigjioze arsimore në botë në sferën e menaxhmentit të krizës dhe menaxhimit me kriza. Falë dr. Kiril Hristovskit nga Universiteti shtetëror Arizona, u nënshkrua memorandum për bashkëpunim me këtë institucion, i cili duhet të jetë platformë përmes së cilës do ta zgjerojmë bashkëpunimin në arsim përmes projekteve të ndryshme siç janë trajnimet, seminaret dhe hulumtimet e vërteta shkencore, nga të cilat nuk do të kenë dobi vetëm Maqedonia apo SHBA-ja, por i tërë rajoni", thotë koloneli dr. Orce Popovski, dekan i Akademisë ushtarake Gjenerali Mihaillo Apostollski.

Bashkëpunimi do të zhvillohet me Qendrën për reagim ndaj gjendjeve të jashtëzakonshme të Universitetit shtetëror të Arizonës, një ndër institucionet kryesore të llojit të tillë në SHBA. Marrëveshje të njejtë të tillë, ASU nënshkroi edhe me Institutin ndërkombëtar për siguri në kryeqytetin serb, Beograd.

Koloneli Popovski thotë se bashkëpunimi me universitetin në Arizonë do të mundësojë rritje plotësuese të imazhit të Akademisë ushtarake të Maqedonisë, si qendër rajonale e arsimit në sferën e sigurisë, në kuadër të fushatës së filluar për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë ushtarake, me ç'rast ajo zhvillon bashkëpunim edhe me Institutin për studime të mbrojtjes - juridike të së drejtës ndërkombëtare nga Njuporti në Roud Ajlend dhe organizoi shkollë rajonale të NATO-s për kiber mbrojtje me mbi 80 ligjërues.

"Me këtë marrëveshje krijohet mundësia për ndërtimin e kapaciteteve jo vetëm për Maqedoninë por edhe për tërë rajonin", është decid kolonel Popovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail