Sondazh: Udhëheqim VMRO-DPMNE dhe BDI

Shkup, 21 prill 2014 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja dhe kandidati i tyre për president Gjorge Ivanov udhëheqin para LSDM-së dhe kandidatit të tyre presidencial Stevo Pendarovski, theksojnë rezultatet nga sondazhi telefonik të cilin e realizoi Instituti "Pavel Shatev" në periudhën nga 15 deri 17 prilli tek 1.450 të anketuar.

Në pyetjen se për cilën parti do ta jepni votën tuaj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill, për BDI-në 7,2, për PDSH-në 4,2, për VMRO-DPMNE-në janë prononcuar 27,9 për qind e të anketuarve, për LSDM-në 14,9 dhe për GROM-in 1,8 për qind.

Për ndarjen e mandateve të deputetëve sipas modelit të Dontonit në sondazh thuhet se BDI-ja  do të fitonte 16, PDSH-ja nëntë VMRO-DPMNE-ja 62 vende deputetësh, LSDM-ja 32, dhe GROM-i një vend deputeti. Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë tre deputetët nga diaspora.

Në atë se në cilin politikan besim kanë besim më të madh 7,5 për qind për Ali Ahmetin, Menduh Thaçin 4,5, për Nikolla Gruevskin 28,7 për qind, për Zoran Zaevin 6,9 për qind, Stevço Jakimovskin 1,9, për Branko Cërvenkovskin 1,6, për Rufi Osmanin 1,1 për qind, Radmilla Shekerinskën 1 për qind dhe Andrej Zhernovskin 0,1 për qind e të anketuarve. Për asnjë kandidat janë prononcuar 25,7 për qind e të anketuarve, ndërsa me "nuk e di" janë përgjigjur 18,2 për qind.

Të pyetur se cila parti do të fitonte në zgjedhjet e pardhshme parlamentare për BDI-në janë prononcuar 7,8 për qind, për PDSH-në 4,4 për qind, për VMRO-DPMNE-në 40,9 për qind dhe për LSDM-në 13,8 për qind. Me "Nuk e di" janë përgjigjur 31,3 për qind e të anketuarve.

Në pyetjen se cilin do të zgjidhnin për kryeministër të ardhshëm nëse duhet të vendosni midis midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit, 47,2 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për Gruevskin, 18,3 për Zaevin, ndërsa "nuk e di" janë përgjigjur 34,5 për qind.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 32,6 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të përcaktoheshin për Gjorge Ivanovin, ndërsa 15,2 për qind për Stevo Pendarovski. Gjithsej 24,4 për qind janë deklaruar se nuk do të votojnë, ndërsa "nuk e di" janë përgjigjur 27,8 për qind.

Në hulumtimin i cili u realizua në nivel të republikës së Maqedonisë, janë pëfshirë të gjithë gjashtë njësitë zgjedhore, si dhe më shumë karakteristika demografike të popullsisë duke përfshirë gjininë, përkatësinë etnike dhe moshën, por është bërë ndarje edhe sipas vendeve rurale dhe urbane të jetesës me ç'rast Shkupi është marrë si tërësi e posaçme. Rezultatet nga sondazhi u nënshtrohen gabimit statistikor +/-2,5 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail