Dita e planetit Tokë

Shkup, 22 prill 2014 (MIA) - Në botë sot me një sërë manifestimesh shënohet Dita e planetit Tokë - 22 prilli. Me atë rast, KB do të përpiqen të mobilizojnë miliona njerëz për të krijuar mjedis të qëndrueshëm, të shëndoshë dhe natyror me gjelbërimin e qyteteve në mbarë botën.

"Mbi gjysma e popullatës në botë jeton në qytete, sepse numri i banorëve në mjediset urbane po rritet, ndërsa pasojat nga ndryshimet klimatike po përkeqësohen, qytetet tona duhet të evoluojnë", thuhet në porosinë nga organizata botërore.

Rekomandimi është që të investohet në burime efikase dhe ripërtëritëse të energjisë dhe të ulet ndotja si dhe të ngadalësohen ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

KB gjatë dy viteve në vazhdim do të organizojnë fushatën "Qytete të gjelbra", që duhet të shndërrohet në lëvizje globale.

"Ajri që e thithim, ujin që e pijmë dhe tokën nga e cila rritet ushqimi ynë është pjesë e eko sistemit delikat global i cili gjithnjë e më shumë është nën presion të aktiviteteve njerëzpre. Nga shkatërrimi i pyjeve tropikale e deri te pakësimi i peshqve në oqeane, nga mungesa e ujit të pijshëm deri te ulja e përshpejtuar e botës bimore dhe të kafshëve, si dhe ndotja e ajrit dhe deteve - e tërë kjo është vepër e duarve të njeriut", thotë sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun  me rastin e Ditës së planetit Tokë.

Sipas tij, duhet t'i vihet fund shpenzimit të shpejtë të resurseve të planetit tonë dhe për atë arsye është e domosdoshme që njerëzit ta ndryshojnë sjelljen.

Paralajmëroi se më 23 shtator në Nju-Jork do të mbahet samit në të cilin shefat e shteteve dhe qeverive nga e mbarë bota, si dhe liderët e sektorit privat dhe shoqërisë civile do të duhet të sjellin konkludime dhe straetgji për ndërtimin e mjedisit të qëndrueshëm.

Në Maqedoni do të shënohet me aksion humanitar nën moton "Nga fëmijët për fëmijët", organizuar nga Qendra rajonale për mjedis jetësor dhe me hepening figurativ të cilin e organizon Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinov".

Dita e planetit Tokë shënohet prej vitit 1970, ndërsa qëllimi i saj është që njeriu sërish të krijojë kontakt me natyrën, përkatësisht të tregojë për ndotjen e ajrit dhe ujit, rrezatimin radioaktiv, shterrjen e energjentëve të pakompensueshlm dhe të ngjashme. Shënimi i kësaj dite filloi në SHBA, ndërsa prej vitit 1992 edhe në mbarë botën. Sot e shënojnë më shumë se 175 shtete të botës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail