Me shfaqjen "Hamleti, Kush?" shënohet 450-vjetori i lindjes së Shekspirit

Shkup, 23 prill 2014 (MIA) - Në BE Info qendrën në Shkup sot do të shfaqet shfaqja studentore "Hamleti, Kush?" në kuadër të shëndimit të 450-vjetorit të lindjes së Uilliam Shekspirit.

Shfaqja është në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit britanik, të cilët organizojnë një sërë ngjarjesh me titull HYPERLINK "mailto:Shekspir@shek21"Shekspir@shek21.

Fjalime hyrëse do të kenë edhe euroambasadori Aivo Orav dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Kristofer Ivon.

"Hamleti, Kush?", do ta shfaq punëtoria joformale teatrale "Shekspir dhe Ko" e katedrës për gjuhë dhe letërsi angleze në kuadër të Fakultetit Filologjik - Shkup.

Ngjarja do të shoqërohet edhe me ekspozitën "20 vjet Shekspir në klasë dhe më gjerë", e përbërë nga fotografi të shfaqjes dhe përgatitjes së saj gjatë viteve të kaluara.

Aktivitetet për shënimin e 450-vjetorit të lindjes së Shekspirit do të vazhdojnë nesër me hapjen e garës për videon më të mirë njëminutëshe për Shekspirin. Gara është e hapur për të gjithë të cilën dëshirojnë të japin interpretimet e tyre për Shekspirin në një minutë. Videoja mund të inspirohet nga Shekspiri apo nga ndonjë vepër, skenë, shfaqje e tij...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail