Thaçi: Qeverisja e BDI-së dhe Ahmetit një e kaluar

Dibër, 23 prill 2014 (MIA) - Lideri i PDSH-së dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 6, Menduh Thaçi mbrëmë në tubimin në Dibër e kërkoi besimin e shqiptarëve.

Sipas tij, pjesë e qeverisë së re do të jetë fuqia politike më e madhe e shqiptarëve, PDSH, ndërsa qeverisja e BDI-së do të jetë e kaluar.

"PDSH është fuqia kryesore e shqiptarëve dhe këtu nuk ka dilema. Qeverisja e BDI-së dhe Ali Ahmetit janë e kaluar, prandaj nevojitet bashkërisht të mobilizohemi. Askush dhe asgjë nuk do të na frikësojë më 27 prill që ta japim votën për PDSH-në dhe ata të cilët kanë punuar kundër interesit të shqiptarëve t'i dërgojmë atje ku e kanë vendin", tha Thaçi.

Para banorëve të Dibrës fjalim pati edhe bartësi i listës së kandidatëve për Njësinë e pestë zgjedhore, Zija Jonuzi. Ai akuzoi se Qeveria e BDI-së nuk ka investuar asnjë denar në rajonet shqiptare. Nëse e fitojnë besimin e qytetarëve më 27 prill, Jonuzi tha se nuk do të lejojnë realizimin e, siç i quajti, dy projekteve antishqiptare, devijimin e lumit të Radikës dhe autostradën Ohër-Kërçovë, i cili duhej të ishte Ohër-Qafthanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail