Osmani: Votuesit do të dinë të bëjnë dallimin midis përgjegjësisë dhe papërgjegjësisë

Shkup, 23 prill 2014 (MIA) - BDI-ja konsideron  se fushata në përgjithësi u zhvillua në frymë fer dhe demokratike me disa përjashtime. Qytetarët e Maqedonisë patën mundësinë të dëgjojnë ofertat e partive politike dhe kandidatëve", vlerësoi zëdhënlsi i partisë Bujar Osmani.
 
"Fatkeqësisht, për dallim nga kampi politik maqedonas, në kampin politik shqipëtar BDI nuk pati konkurrent të denjë që do t’i përgjigjet momentit dhe kontekstit në të cilën gjendet vendi. Deri sa ne përsëri në formë të shkruar me projekte konkrete dhe konstrukt finansiar ofruam kontratën, marrëveshjen tonë me popullin, oponentët tanë nuk bënë tjetër përveç që shpërndanë mjegull dhe iluzione të rrejshme", tha Osmani në pres konferencë. 
 
BDI-ja, shtoi ai,  mendon se shqiptarët në fillim të këtij shekulli me dy univerzitete dhe institute shkencore nuk e meritojnë këtë.
 
"BDI e din pse oponentët tanë nuk marrin këtë guxim, sepse kontrata e shkruar është përgjegjësi, e ata nuk e kanë këtë përgjegjësi. Deri sa BDI i nënshtrohet verdiktit të popullit, dhe duke shkuar derë më derë ofron marrëveshje me ta, të tjerët pa asnjë përgjegjësi tentojnë të bëjnë marrëveshje nëpër restorante e kabinete për interesa të ngushta", shprehet Osmani.
 
BDI, shtoi ai,  mbetet thellë e bindur se votuesit do të dijnë ta bëjnë dallimin ndërmjet përgjegjësisë dhe papërgjegjësisë.
"Do të dijnë të bëjnë dallimin ndërmjet ofertës dhe shantazhit dhe definitivisht do të bëjnë dallimin se kush bën kontratë në emër të popullit dhe kush në emër të vet. Ne edhe një herë shprehim falenderimin për gjithë ata mbi 150 mijë qytetarë që na shoqëruan nëpër mitingjet tona këto ditë. Tubimet tona janë treguesi më i mirë cilën parti e përkrahin", theksoi zëdhënlsi i BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail