Ekspozitë e fotografive të projekteve të mbështetura nga BE-ja

Shkup, 24 prill 2014 (MIA) - Në Fakultetin ekonomik në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" sot do të hapet ekspozita e fotografive të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian, e titulluar "Partnerë në reformat".

Ekspozitën e organizojnë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin ekonomik dhe Qendrën për të dhëna dhe informacione për BE-në e cila funksionon në kuadër të fakultetit.

Në ekspozitë do të mbajnë fjalim Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Lubomir Drakulevski, dekan i Fakultetit ekonomik-Shkup.

Pas hapjes së saj, në Fakultetin ekonomik do të mbahet edhe ligjëratë me temë "Qeverisja ekonomike - mësimi përmes përvojave të vendeve-anëtare të BE-së: Finlanda dhe Sllovenia".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail