Ahmeti ngushëllon Erdoganin dhe familjet e minatorëve që humbën jetën në minierën në Soma

Shkup, 15 maj 2014 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ameti në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin e tij personal u shpreh ngushëllime të sinqerta kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, popullit turk dhe familjarëve të minatorëve që humbën jetën si pasojë e tragjedisë së madhe në minierën në Soma.


"Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk në këto momente të vështira si dhe shprehim solidaritetin tonë të plotë me Republikën e Turqisë dhe familjet e viktimave" thuhet më tej në letrën e ngushllimit.


"Bashkohem në lutjet e të gjithë qytetarëve tanë për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe shpreh bindjen time se familjarët e viktimave, por edhe Turqia do t’a tejkaloj këtë fatkeqësi me përkrahjen e parezervë të të gjithë dashamirëve, ku ju siguroj bëjmë pjesë edhe ne"  përfundon letrën e ngushëllimit drejtuar kryeministrit turk, Taip Erdogan, lideri i BDI-së Ali Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail