Omer Kaleshi shpallet qytetar nderi i komunës së Çairit

Shkup, 14 korrik 2014 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot shpalli Qytetar nderi të Komunës, Omer Kaleshin.

Ai është njëri prej personaliteteve më emblematike të kulturës shqiptare dhe botërore, një piktor i cili i nisur qëmoti prej këtyre trevave, u shndërrua në një prej figurave më të spikatura dhe më të nderuara te ne, në botën e arteve figurative dhe ndër ambasadorët më të dashur të popullit dhe vendit po dhe jashtë saj.

"Kur e nderon artistin, e nderon shpirtin e kombit. Sepse, artistët janë si yjet që e ndriçojnë rrugën dhe pa të cilët bota vërtetë është e errët. Prandaj ky moment sa është iluminist, po aq është edhe madhështor për të gjithë ne", tha kreu i Çairit, Izet Mexhiti.

Mexhiti, njëherësh shfrytëzoi rastin t’i informojë të pranishmit si dhe opinionin e gjerë për themelimin e një institucioni të veçantë kulturor "Galeria Omer Kaleshi", ku në mënyrë të përhershme do të prezantohen veprat e piktorit, i cili me shpirtgjerësi i ka dhuruar si Donacion për Komunën eÇairit dhe për të gjithë artdashësit e Shkupit dhe më gjerë.

Ky titull, piktorit Kaleshi iu dhurua me motivacion për kontributin e dhënë në fushën e arteve figurative si dhe për përhapjen e promovimin e kulturës shqiptare në Evropë dhe më gjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail