Në vijim rikonstruimi i Teatrit Shqiptar

Shkup, 17 korrik 2014 (MIA) - Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe sekretari shtetëror Behixhudin Shehabi sot e vizituan Teatrin Shqiptar në Shkup, ku në vijim është rikonstruimi. Pritet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm.

Kançeska-Milevska shprehu kënaqësi me ritmin e rikonstruimit të objektit. Informoi se në vjeshtë, në tetor ose në nëntor, institucioni do të marrë një fasadë të re, dritare të reja dhe konstruksion të kulmit, ku më vonë do të vazhdojë me regullimin e brendësisë së objektit.

"Bëhet fjalë për sipërfaqe të dobishme prej mbi 4.300 metra katrorë. Hyrja do të jetë më e madhe, ndërsa objekti do të ketë edhe dy salla që kanë ekzistuar edhe më parë. Teknologjia e skenës dhe ajo çka do të sendërtohet, sikur edhe deri më tani, do të jenë të teknologjisë më të lartë botërore, si dhe pajisjet audio dhe video dhe teknologjia", tha Kançeska-Milevska.

Drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga vuri në dukje se janë duke punuar në Teatrin Komedi dhe shtoi se i japin shfaqjet nga repertori i rregullt.

"yo është intervenimi i parë i madh për rikonstruimin e plotë të Teatrit, që nga hapja, pothuajse 40 vjet të ekzistencës të kësaj ndërtese", tha Karaga.

Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar filloi në janar, por për shkak të kushteve të motit, në mënyrë më intensive vazhdoi nga muaji prill i këtij viti. Për rikonstuimin, i cili sipas kontratës përfshin një vlerë prej rreth 492 milionë denarëve ose rreth 8 milionë euro, është angazhuar kompania italiane "Lamone Moreda."

Rikonstruktohen 4.300 metra katrorë. Nga objekti mbeten vetëm themelet dhe muret e jashtme, ndërsa në brendësi ka intervenim kudo, në skenë, instalime, makineritë ...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail