Aeroportet e Maqedonisë me rritje trefish më të madhe të udhëtarëve se mesatarja evropiane

Shkup, 18 korrik 2014 (MIA) - "Aleksandri i Madh" dhe "Sh. Apostul Pali", dy aeroportet e menaxhuar nga "TAV Maqedoni" edhe në gjysmën e parë nga viti 2014 vazhdojnë me rritjen stabile të numrit të udhëtarëve. Nga janari deri në qershor shërbimet e tyre i kanë shfrytëzuar 559.779 udhëtarë që është rritje prej 18,5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kur numri i tyre ishte 472.536.

"Derisa në Evropë rritja e numrit të udhëtarëve është mes pesë deri gjashtë për qind, aeroportet e Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të vitit realizuan rritje që është tre herë më e madhe. 'Vizer' hapi bazën e vet në Aeroportin e Shkupit dhe me dy aeroplanë filloi të fluturoj deri në destinacione të reja si Parisi, Frankfurti, Brukseli dhe Këlni. Gjithashtu 'Alitalia' sërish e hapi  linjën e drejtpërdrejt nga Roma deri në Shkup.  Nga fillimi i vitit deri tani top pesë destinacionet janë Stambolli, Cyrihu, Vjena, Londra dhe Malme", theksoi Zoran Kërstevski, menaxheri i përgjithshëm i "TAV Maqedoni".

Ai saktësoi se në qershor vitin e kaluar shërbimet e aeroporteve të Maqedonisë u shfrytëzuan nga 107.178 udhëtarë, ndërsa në qershor të këtij viti arriti 126.430 që është përmirësim për 18 për qind.

"Si rezultat i fluturimeve të drejpërdrejta deri në shumë destinacione nga aeroporti i Shkupit, numri i udhëtarëve, jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga vendet tjera, është rritur. Me qëllim që ta mbajmë rritjen e numrit të udhëtarëve pasi filluam t'i menaxhojmë aeroportet e Maqedonisë 'TAV Maqedoni' dhe 'TAV aeroportet', vazhdojnë me aktivitete promovuesve dhe marketing", thekson Kërstevski.

Përmirësim, shtoi ai, ka edhe në pjesën e numrit të fluturimeve, gjegjësisht qarkullimit në ajër. Vitin e kaluar në qershor ka pasur 1.176 fluturime  dhe aterime, ndërsa në qershor këtë vit 1.342, që është rritje për 14 për qind. Në gjashtë muajt e parë nga viti 2013, megjithatë ka pasur 5.740 fluturime, ndërsa në periudhën nga janari deri në qershor këtë vit ky numër është 6.331, që është përmirësim për 10 për qind.

Aeroporti "Aleksandri i Madh" veçmë dy herë me radhë e fiton çmimin "aeroporti më i mirë në Evropë" në kategorinë  e aeroporteve nën dy milionë udhëtarë, që e ndan Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve, platforma globale e operatorëve me aeroportet. Nga "TAV Maqedoni" thonë se  do të vazhdojnë të punojnë intensivisht që ta mbajnë pozicionin lider dhe vazhdimisht ta përmirësojë nivelin e shërbimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail