Ndryshime ligjore për përshpejtim të procedurës për birësim të fëmijëve

Shkup, 21 korrik 2014 (MIA) - Përshpejtimi i procedurave për birësim të fëmijëve, dhënie e afateve më të gjata për ndërrim të mendimeve të prindërve që i kanë braktisur fëmijët e tyre, si dhe për përforcim i kapaciteteve të institucioneve dhe të punësuarve të kyçur në proces dhe dënimet po qe se nuk veprojnë konform lgijit dhe afateve, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për familje, të cilat sit në lexim të parë i shqyrtoi Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale.

Shkak për ndryshimet dhe plotësimet janë shqyrtimet e Komisionit profesionist nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se fëmijët, para se të adaptohen, qëndrojnë në institucione ose në familje tjetër më shumë se një vit.

Sipas personave profesionistë, qëndrimi i gjatë i fëmijëve lë pasoja të përhershme mbi rritjen dhe zhvillimin e rregullt psikofizik. Nga ky këndvështrim është konstatuar se nevojitet që të zvogëlohet kogëzgjatja e qëndrimit të fëmijëve në instituconet ose familjet tjera dhe të zvogëlohen afatet e veprimit të institucioneve kompetene të kyçura në procedurën për birësim.

"Me këto ndryshime duhet të avancohet procedura e përgjithshme për adaptimin e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror. Me shkurtimin dhe definimin e afateve të fëmijët minorenë do t'i mundësohet mjedis pozitiv për zhvillim në familjen e re, birësuesve të mudshëm", theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili para Komisionit i elaboroi ndryshimet dhe plotësimet.

Sipas propozimit, fëmija tani do të mund të akomodohet në familje të adoptuesve të mundshëm pas nëntë muajve pasi që është konfirmuar se nuk dihet vendqëndrimi i prindërve të tij. Më parë ky afat ishte 12 muaj.

Parashikohet zvogëlim i afateve për veprim të institucioneve kompetente dhe komisioneve të cilat janë të inkuadruara në procedurën për irësim të fëmijëve të prindër dhe kujdes prindëror, me qëllim, siç theksoi Spasov, të sigurohet mbrojtje më adekuate dhe më e mirë e interesit të fëmijëve.

Do të përcillen vazhdimisht birësuesit e mundshëm dhe pas regjistrimit të kryer në regjistër, ndërsa do të precizohet procedurat në pjesën e ripërtëritjes së dokumentacionit.

Sqaroi se do të shkurtohet më shumë afate në procedurën për adaptim. Zvogëlohet prej 15 deri në 10 ditë afati në të cilin Qendra për punë sociale duhet të parashtrojë konstatimin me propozimin për regjistrim të ekipit profesionist dhe anëtarëve të veçantë nga ekipet profesioniste. Definohet afat prej 30 ditëve në të cilin Komisioni duhet të marrë vendim për regjistrimin në Regjistër, ndërsa në të njëjtën kohë pej 30 deri në 15 ditë zvogëlohet edhe afati në të cilin Komisioni për themelim të birësimit, i cili duhet të kryejë regjistrim në fëmijëve si birësues i mudshëm.

Ndryshimet dhe plotësimet janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit kuvendor, të cilën kërkuan mbikëqyrje të përforcuar të birësuesve dhe pas përfundimit të fëmijës, por edhe nëse një nënë, e cila një herë ka hequr dorë nga fëmija i saj, lind sërisht dhe fëmija i dytë t'u ofrohet fillimisht atyre, të cilët e kanë birësuar fëmijën e parë me qëllim që fëmijët të jenë bashkë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail