Neziri: Hapja e Shtëpisë hungareze të tregëtisë në Shkup, dëshmi për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Shkup, 21 korrik 2014 (MIA) - Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri sot mori pjesë në ceremoninë solemne të hapje së Shtëpisë kombëtare hungareze të tregëtisë në Shkup, që do të jetë qendër për ndërlidhjen e biznesmenëve nga dy vendet.

"Për ne, si vend nikoqir, pëzgjedhja pikërisht e Shkupit për të hapur Shtëpinë kombëtare hungareze të tregëtisë,  kundrejt vendeve tjera të rajonit, në radhë të parë do të thotë nder dhe privilegj, por edhe një mundësi për të thelluar bashkëpunimin përmes zgjerimit dhe rritjes së bashkëpunimit bilateral ekonomik midis Republikës së Hungarisë dhe Republika e Maqedonisë ", tha ministri Neziri, gjatë ceremonisë solemne të hapjes zyrtare të Shtëpisë kombëtare hungareze të tregtisë tregtar kombëtar në Shkup, qëndron në kumtsën e Ministrisë së Ekonomisë.

Shtëpia kombëtare hungareze e tregtisë është themeluar nga Qeveria hungareze dhe Oda ekonomike e tregtisë dhe industrisë së Hungarisë, si pjesë e strategjisë së re për hapje kah lindja, që ka për qëllim kërkimin e tregjeve të reja dhe mundësive të reja për kompanitë hungareze, një ndër to padyshim edhe Ballkani perëndimor.

"Me hapjen dhe ekzistimin e Shtëpisë hungareze të tregtisë mundësohet  përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përmes realizimit të objektivit të saj kryesor - lehtësimin e kontakteve ndërmjet kompanive nga Maqedonia dhe Hungaria, dhe forcimin e bashkëpunimit ndërrmjet tyre. Në këtë drejtim unë do të doja t’u apeloj biznesmenëve të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi dhe të fillojnë shumë storje të reja suksesi të bashkëpunimit, dhe në këtë mënyrë të krijojnë rrugë të reja të bashkëpunimit tregtar", theksoi ministri Neziri.

Zëvendësministri për punë të jashtme dhe tregti ndërkombëtare i Republikës së Hungarisë Peter Sijarto, që kryeson delegacionin e Qeverisë së Hungarisë, tha se vetë prania e ministrave të ekonomisë dhe punëve të jashtme në këtë ngjarje festive është dëshmi e tendencës së Qeverisë së Maqedonisë për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

"Qeveria hungareze, gjithashtu është zotuar të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në strategjinë tonë të tregtisë, Republika e Maqedonisë ka një vend të rëndësishëm. Hungaria ka një ekonomi shumë të hapur dhe strategjia jonë e tregtisë së jashtme ndikon në masë të madhe në ecurinë e përgjithshme të ekonomisë kombëtare. Për ne është shumë e rëndësishme, pjesëmarrja e përbashkët në tregjet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe për shkak se me Maqedoninë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, e vlerësojmë si një partner të rëndësishëm në Hungari. Republika e Maqedonisë në të kaluarën bëri rezultate të shkëlqyeshme ekonomike, dhe kjo është një mundësi e mirë për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", tha Sijarto.

Sijarto shprehu besimin se bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të jetë motori për përparimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike, ndërsa detyrë e kësaj shtëpie tregtare do të jetë të ndërtoj marrëdhënie sa më efikase dhe sa më të mira partneriale.

Në ceremoninë e hapjes së Shtëpisë kombëtare hungareze të tregëtisë ishin të pranishëm edhe ministri i punëve të Jjashtme Nikolla Poposki, drejtori i shtëpisë tregtare George Kerekes dhe Ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, E.T. Jozef Bence.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail