Teatri kombëtar nga Stambolli me "Hamletin" në "Bitolla Shekspir Festival"

Shkup, 21 korrik 2014 (MIA) - Nata e tretë nga edicioni i dytë i "Bitola Shekspir Festival" është rezervuar për Teatrin kombëtar nga Stambolli, Turqia, i cili u prezantua me monodramën "Hamlet" në regji të Ishill Kasapogllu, vepër e cila performimin e saj të parë ndërkombëtar e ka pikërisht në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin e sotëm me gazetarë, regjisori i njohur turk Kasapogllu e shprehi befasinë e tij që në një qytet të vogël si Manastiri u organizua festivali ndërkombëtar kushtuar krijimtarisë së Shekspirit.

Me gazetarët u takua edhe ekipi i aktorëve të shfaqes "Ëndrra e natës së verës" në regji të Xhon Blondel, në perforimimin e Teatrit kombëtar nga Tirana, i cili në programin e festivalit është të martën.

Drejtori i Teatrit nga Tirana, Ervin Çuli ka shprehur kënaqësinë nga mundësia për bashkëpunim me shekspirologun e njohur botëror, siç është regjisori Xhon Blondel dhe theksoi se shfaqja e cila ka hasur në protje të mirë te publiku shqiptar është nga sezoni më i ri teatral.

Edicioni i dytë i "Manastir Shekspir Festival" i cili mbyllet më 26 korrik është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail