Seanca të pesë komisioneve të Kuvendit

Shkup, 22 korrik 2014 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për bujqësi, pyllje dhe ekonomi të ujërave, për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistem njësportel dhe menaxhim të regjistrit tregtar dhe regjistër të personave të tjerë juridikë, ndërsa në komisionin për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore, të dy në lexim të parë.

Komisioni për financim dhe buxhet do t'i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim devizor, Ligjit për supervizion të sigurimit, Ligjit për shoqatat financiare, Ligjit për regjistrim të pagesave me të holla të gatshme, Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, si dhe ndryshimet e Ligjit për sigurim të obligueshëm në komunikacion, të gjithë në lexim të dytë. Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për tatimin e fitimit, për shlyerje të njëfishtë të borxheve të qytetarëve, të dy në lexim të dytë, si dhe për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizime publike, të dy në lexim të parë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kadastër të patundshmërive, për plotësim të Kodit penal dhe për kundërvajtjet, të gjithë në lexim të dytë, si dhe për propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për hipotekë dakorduese, për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, që të tre në lexim të parë.

Komisioni juridiko-ligjdhënës do të shqyrtojë më shumë propozim-vendime ligjore midis të cilave edhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspeksionin devizor, Ligjit për regjistrim të pagesave me të holla të gatshme dhe Ligjit për supervizion të sigurimit, që të tre në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail