Vrasje e dyfisht dhe vetëvrasje në lagjen Aerodrom të Shkupit!

Shkup, 22 korrik 2014 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar këtë pasdite se në lagjen Aerodron të Shkupit sot ka ndodhur vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari Igor nga Shkupi sot paradite rreth orës 11 ka ardhur në shtëpinë e 34 vjeçares Natasha, ku pas një grindjeje të shkurtër ka vrarë atë dhe motrën e saj 31-vjeçare  Biljana.

"Sipas njohurive të para dhe informatave që i kemi nga bisedimet me fqinjët, vrasësi pas orës 11 sot në mëngjes ka ardhur në banesën e Natashës ku në derë është takuar me motrën e saj Biljana, së cilës i është kërcënuar të mos largohet. Ai e ka detyruar të kthehet në banesë. Pas një grindje të shkurtër ai i ka qëlluar dy viktimat, pastaj ka kryer vetëvrasje", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.

Vrasësi njihej me Natashën, e cila jetonte në banesë me dy fëmijë të vegjël, por ai nuk ishte burri i saj dhe babai i fëmijëve.

Vrasjet janë kryer me pistoletë që vrasësi e ka poseduar me leje.

Vrasësi është i njohur për policinë pasi në vitin 2004 kundër tij ishte ngritur akuzë penale për rrezikim të sigurisë me armë të rrezikshme gjatë përleshjes.

Policia paralajmëroi se hetimi vazhdon deri në ndriçimin e tërësishëm të rastit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail