Peterle: Shoh ambicie të fuqishme proevropiane tek Qeveria e Maqedonisë

Bruksel, 23 korrik 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki, sot në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel u takua me kryesuesin e ri me Komitetin e përbashkët parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë dhe Europarlamentit, Alojz Peterle.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, konkluzioni i të dyve është se me kryesuesin e ri, përfundimisht, mund të pritet shpërthim i këtij komiteti dhe punë serioze, që deri më tani e frenonte dhe minonte kryesuesi paraprak, Jorgo Shacimarkakis.

Sipas Poposkit dhe Peterles, ambicia proevropiane e Qeverisë së Maqedonisë është element i rëndësishëm për depërtimin e shtetit në integrimet evropiane dhe se ky Komitet do të punojë që së shpejti të fillojnë negociatat inkuadruese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

"Është nder i madh për mua të jem shef i delegacionit dhe është sfidë e posaçme politike. E di se si përfundoi Komiteti i përbashkët në mandatin paraprak. Mendoj se ka potencial politik shumë më të madh për punën e Komitetit dhe do të doja ta kryesojë delegacionin e Europarlamentit në mënyrë që të sigurojmë vlera të ndryshueshme politike në proces", theksoi Peterle në deklaratën për MIA-n pas takimit.

Peterle, i cili është ish-kryeministër i Sllovenisë, sheh parakusht të mirë për këtë.

"Shohë amicie të fuqishme proevropiane të Qeverisë së Maqedonisë dhe përgjithsësisht udhëheqësisë politike. Ky është element shumë i rëndësishëm. Shohë se Qeveria është shumë pragmatike dhe e orientuar në reforma dhe dëshirojmë që përmes dialogut në këtë Komitet, i cili është i përbërë nga persona të ndryshëm, posaçërisht që ka kolegë nga vendet fqinje, madje pres frymë shumë të sinqertë dhe konstruktive dhe para së gjithash evropiane të Komitetit", shton Peterle.

Slloveni premton se do t'u kushtojë kohë të mjaftueshme aktiviteteve të Komitetit të përbashkët parlamentar dhe se është e sigurtë se do të jenë shumë aktivë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ministri Poposki, madje, shton se kryesuesi i ri i Komitetit të përbashkët parlamentar është njohës i mirë i gjendjeve në Ballkan dhe mbështetës i madh i procesit të integrimit të plotë të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë thotë se me Peterlen janë dakorduar rreth asaj se çka duhet të jetë prioritet i punës së komitetit dhe se në të cilin drejtim do të jetë bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe institucionet evropiane.

"Një gjë është e sigurtë, ndërsa ajo është se nuk do të ketë vendim për zgjerim të mëtejmë në këtë mandat pesëvjeçar. Por, nevojitet që për këto pesë vite të jemi të përgatitur, jo për negociata, sepse për ato jemi të përgatitur që prej para pesë viteve, por për anëtarësim të plotë në BE. Në momentin kur do të jemi të përgatitur për anëtarësim, më së shumti çka do të mund të ndihmojë Komiteti i përbashkët parlamentar është të sigurojë që edhe Brukseli të jetë i përgatitur që një vendim i tillë të merret", thotë ministri Poposki.

Lidhur me atë se nëse pret që derisa ai kryeson me Komitetin, Maqedonia ta marrë fillimin e merituar të negociatave inkuadruese, ish-kryeministri i Sllovenisë Peterle, thotë se është "i njohur pozicioni dhe propozimi i Komisionit Evropian dhe fryma e mbështetjes nga Parlamenti Evropian". Ai thotë se dëshiron që gjithçka të bëhet në mënyrë që të lejohet progres.

"Unë jam i kënaqur ga vendimi i Qeverisë së Maqedonisë që të bëjë progres edhe krahas bllokadës dhe këtë e konsideroj si të dhënë shumë të rëndësishme. Jam i sigurtë se Komiteti i përbashkët parlamentar mund ta përmirësojë kontekstin me çka do të jetë e mundur të gjehet zgjidhje", është decid Alojz Peterle.

Pasdite, ministri Poposki dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për eurointegrime Fatmir Besimi, në ndërtesën e Këshillit Evropian do të kenë takim me eurokomisarin për zgjerim në largim Shtefan Fyle, me ç'rast që të dytë do të marrin pjesë në Këshillin për stabilizim dhe asociim midis Republikës së Maqedonisë dhe Unionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail