Gostivari në festë për katër net me radhë, gati për edicionin e dytë të Javës Kulturore GOSFEST

Gostivar, 22 korrik 2014 - Nën patronazhin e kryetari të Komunës së Gostivarit, nga data 25 e deri me 28 Korrik në Gostivar do të mbahet edicion i dytë i Javës Kulturore “Gosfest”, i cili organizohet me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje,  me rastin e muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Argjent Farizi nga Këshilli organizativ tha se përkrahja e kulturës dhe promovimi i shoqërive kulturore lokale është pjesë e programit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Ashtu siç edhe thamë vitin e kaluar se Javën Kulturore GOSFEST do ta shndërrojmë në manifestim tradicional të qytetit të Gostivarit, edhe sivjet nën patronazhin e komunës së Gostivarit bëjmë organizimin e këtij manifestimi, që do të mbahet prej 25 deri 28 Korrik, gjegjësisht do të mbaron me natën e Bajramit. Java kulturore GOSFEST organizohet në nder të të gjithë qytetarëve të Gostivarit, gjithashtu në këtë mënyrë u dëshirojmë mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve të cilët në këtë periudhë të vitit kthehen në vendlindje. Këtë vit GOSFEST vjen në një stil pak më ndryshe, më të begatshëm ku përveç këngëve dhe valleve nëpërmjet të cilëve do të ofrojë më të mirën e Gostivarit nuk do të mungojnë edhe vargjet e poezive”, tha Farizi i cili shpalosi agjendën e manifestimeve.

Në natën e parë me 25 Korrik, do të mbahet mbrëmje letrare me pjesëmarrje të poetëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Nata është quajtur, “Vardar -  rrjedhin vargjet”.  Aktiviteti do të zhvillohet në amfiteatrin veror të qytetit me fillim në ora 22:00.

Nata e dytë me 26 Korrik, vijon me muzikë të lehtë qytetare në Amfiteatrin veror me fillim në ora 22:00, ku do të paraqitet grupi “Jehona Band”, nga Tetova.

Nata e tretë me 27 Korrik do të ketë frymë kryesisht rinore. Do të mbahet vallëzim modern nga “I-Dance Studio – “I-Dream”,  si dhe do të performojnë DJ të njohur siç janë Dj Dark Child, Dj Knockout dhe  Dj Chronic. Aktivitetet e natës së tretë do të mbahet te ish përmendoret në Parkun e Qytetit me fillim në ora 22:00.

Arsim Disha nga Shoqëria Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, theksoi se në kohën kur me komunën qeverisë kryetari Nevzat Bejta, kultura vjen në shprehje dhe ne marrim frymë më lirshëm, për çka edhe i falënderohemi. Disha në detale shpalosi agjendën për natën e fundit të GOSFEST, që do të përmbyllet me 28 Korrik me fillim në ora 21:00, me koncertin festiv për ditën e Bajramit me Ilahi, këngë popullore, folklorike dhe valle.

“Me programin e tyre do të shfaqen kori i Muftinisë së Gostivarit me Ilahije, SHKA “Lulet e Malësisë”, me këngë popullore dhe folklorike, SHKA “Jahi Hasani” me valle popullore, si dhe risi e këtij manifestimi janë mysafiret e SH.K.A “Lulet e Malësisë”, këngëtarët e mirënjohur të folklorit burimor shqiptar, vëllezërit Lamallari, Teuta Gerbovci dhe Ylber Arifi. Koncertin do ta shpall të hapur kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa fjalim përshëndetës do të ketë edhe myftiu i Muftinisë së BFI-së në Gostivar, Shaqir Ef. Fetahu”, deklaroi Disha.

Organizatorët i ftojnë të gjithë gostivarasit të jenë pjesë e këtij manifestimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail