Konferencë vjetore e mërgimtarëve nga Maqedonia

Shkup, 23 korrik 2014 (MIA) - Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës dhe kulturës maqedonase, si dhe gjuha dhe kultura e komunitetve, shtetësia dhe e drejta zgjedhore, organizimi dhe lidhshmëria e mërgimtarëve nga Maqedonia dhe bashkëpunimi i tyre me Agjencinë për emigrim, si dhe realizimi i të drejtës pensioniste të mërgimtarëve, janë temat e Konferencës dyditore të pestë vjetore të organizatave mërgimtare.

Në konferencë morën pjesë 115 përfaqësues nga 143 organizata të mërgimtarëve nga katër kontinentet dhe 20 msafirë nga organizatat e maqedonasve dhe bashkësitë në fqinjësi. Ato paraqesin rreth 250.000 mërgimtarë nga Maqedonia jashtë vendit, informoi Vasil Naumov, drejtor i Agjencisë për emigracion të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i cili e hapi takimin, theksoi se kujdesi për diasporën e Maqedonisë paraqet konstantë në përcaktimet e Parlamentit dhe Qeverisë. Përkujtoi se jemi në fillim të periudhës së dytë mandatare në Kuvend, ku ulen tre deputetë të zgjedhur drejtpëdrejtë nga disapora dhe mërgata e Maqedonisë.

Këto dy dekada të pavarësisë mu diaspora e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë, potencoi kryetari i Kuvendit, promovuesi më i madh në mbarë botën i popullit të Maqedonisë dhe identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor, e gjithsesi me atë edhe shtetit të Maqedonisë.

Qëllimi ynë, theksoi, është Republika e Maqedonisë nesër kur do të bëhet anëtare e barabartë e BE-së dhe NATO, ndërsa ato janë përcaktimet tona strategjike, të jetë konkurrente me të gjitha anëtaret e tjera në këto asociacione.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail