Përshkohet pothuajse gjysma e aksit rrugor të autostradës Milladinovci-Shtip

Milladinovci, 23 korrik 2014 (MIA) - Dyzet e tre për qind e autostradës Milladinovci-Shën Nikollë-Shtip janë përshkuar tani më nga fillimi i ndërtimit para pesë muajve. Punët ndërtimore, sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, zhvillohen mirë, ndërsa pjesën më të madhe tani për tani i kryejnë kompanitë vendore. Pritjet janë që realizimi i investimit prej 208 milionë euro në ndërtimin e 47 kilometrave autostradë të sigurojë numër të madh të punësimeve vendore.

"Janë angazhuar rreth 250 punotërë, në terren janë 136 makina ndërtimi. Deri në fund të gushtit numri i mekanizmit ndërtimor do të dyfishohet, që do thotë se dukshëm do të rritet numri i të punësuarve", deklaroi Gruevski gjatë vizitës në ndërtimin e autostradës "Goce Dellçev".

Numri i punëtorëve të angazhuar, theksoi kryeministri nuk është përfundimtar, rritet vazhdimisht. Pritet që rritja e saj drastike në disa muajt e ardhshëm.

Sipas Gruevskit, depërtimi i 43 për qind nga aksi rrugor i atostradës është progres i mirë madje edhe më shumë se nga e planifikuara për realizimin e projektit prej 208 mioionë eurove, që duhet të përfundojë për tre vjet.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore Lupço Georgievski tha se prodhuesi i punëve ndërtimore "Beton" duhet të ndërtojë aks rrugor prej 17 kilometrave pas së cilës kryerësi kryesor nga Kina "Snohidro" do të ketë 10 kilometra. Njëzet kilometrat tjera të trasesë nga Shën Nikollë - deri në Shtip do t'i kryejë kompania vendore "Granit", gjithashtu si nënkryerës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail