Koçani do të pajiset me sistem për trajtim të ujërave të zeza

Shkup, 23 korrik 2014 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe ambasadori i Konfederatës Zvicerane Stefano Lazaroto sot nënshkruan dy dokumente me të cilat do të filloj realizimi i projekteve nga fusha e mbrojtjes së ujërave në Koçan dhe në Strumicë.

Marrëveshja e parë bilaterale është për realizimin e projektit për ndërtimin e sistemit për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në Koçan.

"Projekti përbëhet nga ndërtimi i stacionit pastrues për ujërat e zeza në Koçan, ndërtimi i kolektorit kryesor nga qyteti deri në lokacionin e planifikuar për stacionin pastrues dhe pajisje për operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit. Këto punë do të kushtojnë rreth 23 milionë franga zvicerane, nga të cilat rreth dy milionë janë nga Qeveria, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe komunës së Koçanit", tha Izairi.

Me Memorandumin e dytë përcaktohet korniza ligjore për bashkëpunim mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Memorandumi ka të bëjë me përgatitjen e planit për menaxhim me rrjedhën e lumit në Strumicë dhe përpilimi i studimit përgatitor për Regjistrin Kombëtar të ujërave nëntokësore në Maqedoni.

"Vlera e projektit është 300 mijë franga zvicerane dhe 100 mijë shtesë janë dedikuar për financimin e ekspertëve eventual shtesë për ujëra nëntokësorë", theksoi Izairi.

Ambasadori Lazaroto tha se zbatimi i legjislacionit për ujëra kërkon përpjekje shumë të mëdha, financiare, teknike, dhe shumë njohuri dhe mbështetje politike. Marrëveshja lidhur me Koçanin dhe lumit Bregallnicë, siç tha ai, është projekti më i madh që ne kemi mbështetur ndonjëherë në Maqedoni.

Ai informoi se projekti i dytë që e mbështesin ka të bëjë me restaurimin e basenit të lumit në Strumicë. Sipas tij, me këtë projekt vazhdon bashkëpunimi i gjatë me MMJPH dhe me Zyrën e UNDP-së në Maqedoni, të cilët do ta zbatojnë komponentën e parë të këtij projekti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail