Gruevski: Rritja e qarkullimit në industri tregon se ka lëvizje serioze në ekonomi

Shkup, 23 korrik 2014 (MIA) - Rritja  e qarkullimit në industri prej 9,5 për qind në maj të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar, si dhe rritja  prej 9,9 për qind në periudhën janar-maj krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, tregon se ka lëvizje serioze në ekonomi.

Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski pas përfundimit të vizitës në aktivitetet ndërtimore në autostradën Miladinovci-Shtip në vendbanimin Konjare e Mesme.

"Rritje më të madhe prej 36 për qind ka te të mirat kapitale, por shënon rritje edhe në pjesët tjera. Ky është edhe një trend i volitshëm makroekonik që tregon se vendi në këtë periudhë ka rezultate të shkëlqyera, që do të thotë se kemi lëvizje serioze në ekonomi", deklaroi Gruevski.

Kjo është e shkëlqyer, sepse, siç tha, deri në vitin e kaluar në Maqedoni seriozisht janë ndjerë efektet nga kriza debitore evropiane.

Ai theksoi se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë politikat e stimulimit dhe ndihmës së kompanive, sepse, theksoi, janë ata të cilët hapin vende të reja pune.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail