Gruevski: "Bli shtëpi - bli banesë" projekt ekstra atraktiv për qytetarët

Shkup, 23 korrik 2014 (MIA) - Me ndryshimet e fundit në kushtet për projektin "Bli shtëpi - bli banesë", ai bëhet ekstra atraktiv për qytetarët dhe pres që dukshëm të rritet kërkesa e këtyre kredive që janë shumë më të mira se komercialet, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Për kushtet e reja të volitshme për "Bli shtëpi - bli banesë" Kuvendi para një jave miratoi ndryshime ligjore, me të cilat bëhet ulja plotësuese e shkallës së interesit. Për kredinë e subvencionuar nga projekti janë ulur shkallët e interesit prej 4,99 ppr qind në 3,95 për qind për tre vitet e para nga pagesa e kredisë dhe nga 5,5 për qind në 4,44 për qind, për vitin e katërt dhe të pestë, për modelin tek i cili subvencionohet një pjesë e anuitetit mujor.

Ulja e shkallës së interesit, theksoi Gruevski, do t'u ndihmojë plotësisht qytetarëve.

Sipas Gruevskit, kushtet e përmirësura janë ndihmë serioze për ata tëcilët nuk kanë shumë mjete dhe dëshirojnë të vijnë deri te shuma e caktuar për të paguar banesë dhe më pas t'i paguajnë këstet.

Qeveria, përkujtoi, edhe paraprakisht disa herë bëri përmirësime të kushteve dhe dhënien e qasjes që një numër më i madh i personave të mund të aplikojnë. Me ndryshimet ligjore mundësohet marrja e kredisë së subvencionuar banesore dhe për persona të cilët kanë në pronësi më së shumti deri gjysmë banese përkatësisht shtëpie të fituar në bazë të trashëgimisë. Është rritur edhe pragu i të ardhurave maksimale mujore, një nga kushtet për marrjen e subvencioneve, nga 900 në 1.300 euro për personat të cilët janë të martuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail