Takim i presidentit Ivanov me ambasadorët Uolers dhe Orav, Berc nga OSBE dhe Ivanusha nga NATO

Shkup, 23 korrik 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i priti Pol Uolers, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aivo Orav, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marian Berc, zëvendës-shef i Misionit të OSBE-së dhe përfaqësues i Zyrës për lidhje të NATO-s, nënkolonelin Marijan Ivanusha.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i nënkryetarit janë shkëmbyer opinione dhe informacione rreth gjendjeve dhe pritjeve në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, raportet e mira fqinjësore dhe çështjet rajonale, si dhe për ngjarjet aktuale të brendshme politike në vend.

Presidenti Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë e çmon lartë partneritetin dhe miqësinë, të cilët në kontinuitet hvillohen me SHBA-nëm BE-në, OSBE-në dhe NATO-n dhe ka shprehur mirënjohje deri te bashkëbiseduesit për angazhimin dhe kontributin e tyre në avancimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit.

Presidenti i Maqedonisë, duke e potencuar respektin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare, ka porositur se nevojitet tejkalimin i gjendjes status kuo në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, sa më shpejtë, me çka do të kontribuonte drejt kapërcimit të sfidave në vend dhe rajon.

Në takim janë shkëmbyer opinione edhe rreth ngjarjeve të fundit të ndërlidhura me protestat për shkak të rastit "Monstra", me ç'rast bashkëbiseduesit janë dakoduar se protesta lejohen gjithkund, megjithatë dhuna nuk mund të tolerohet. Kanë konkluduar, qëndron në kumtesë se çdo incident ndëretnik ose tentim për nxitje të jotolerancës paraqet mundësi për politizim ose shfrytëzim zë situatës për dobi personale ose politike.

Është konstatuar se ngjarjet që kanë ndodhur janë edhe mundësi për dialog të hapur dhe përforcim i marrëdhënieve mes qytetarëve të përkatësisë së ndryshme etnike ose fetare.

Bashkëbiseduesit i kanë përshëndetur përpjekjet e ndërmarra të presidentit Ivanov në drejtim të kapërcmit të sfidave të dala nga ngjarjet aktuale të brendshme politike në Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail