Dita e Maqedonisë e "Përvojës Xhifoni "

Xhifoni, 24 korrik 2014 (MIA) - Maqedonia sot është në fokusin e festivalit më të madh të filmit për fëmijë dhe të rinj "Përvoja Xhifoni".

Aktivitet fillojnë me konferencën për shtyp në të cilën do të paralajmërohet edicioni i dytë i "Xhifoni Maqedoni" që do të mbahet prej 8 deri 12 tetor të këtij viti, ndërsa do të bisedohet edhe për bashkëpunimin Maqedoni-Itali në fushën e filmit dhe kulturës në përgjithësi.

Krahas drejtori të Agjencisë për film Darko Basheski, drejtoresha  ekzekutive e "Xhifoni Maqedoni" ELena Veliçkovska Nikolovska dhe drejtorit artistik Ivo Antonov në konferencën për shtyp do të marrë pjesë Stefani Kaldoro, guvernator në fushën e Fushatës.

Programi vazhdon me revynë e filmave nga Maqedonisë. Do të shfaqen filmi i animuar me metrazh të shkurtër "Alerik" i Vuk Mitrevskit, si dhe filmat artistikë me metrazh të shkurtër "Mangava Disko Pank" i Saha Stanshiq, "Bardo" i Marija Apçevska dhe "Për Angelën" film i xhiruar vitin e kaluar,  për edicionin e parë të "Xhifoni Maqedoni"

Pjesëmarrësit në "Përvoja Xhifoni"   do të mund ta shohin edhe ekspozitën "Njihe Maqedoninë nëpër fotografi", por edhe të marrin broshura "Filming in Macedonia" si dhe katalogë për filmat e Maqedonisë nga periudha 2013/2014.

Dita e Maqedonisë do të përfundojë me performimin e multi-instrumentalistit Muhamed Ibrahimi dhe degustimin e prodhimeve tradicionale, djathëra, verë, llokume...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail