Ministrja italiane e Punëve të Jashtme Mogerini për vizitë zyrtare në Maqedoni

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - Procesi i zgjerimit i Bashkimi Evropian, si një nga prioritetet kryesore të presidencës italiane, në konteskt të mbështetjes së Italisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, pritet të jetë fokusi i bisedimeve me ministren italiane të Punëve të Jashtme Frederika Mogerini, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Krahas takimit me nikoqirin e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ministrja Mogerini do të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Krahas relacioneve politike mes dy vendeve, në takime do të përfshihen mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimin bilateral në segmentet tjera të jetës shoqërore.

Gjatë vizitës është paraparë edhe zgjerim i marrëveshjes bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale.

Italia e mori presidencën me Bashkimin Evropian më 1 korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail