Pritje e kontigjentit të ARM-së nga Afganistani

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - Në kazermën "NH Kuzman Josifovski Pitu" në Tetovë sot do të mbahet solemnitet me rastin e kthimit të kontigjentit të ARM-së nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, (1 brmk), e cila gjatë gjashtë muajve të kaluar mori pjesë në misionin ISAF në Afganistan.

Në solemnitet do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë Zoran Jolevski, zëvendësministri Arben Llabënishta, shefi i SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, sekretari shtetëror në MM Sasho Stefanoski, përfaqësues të larë nga MM dhe ARM, përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, familjarë të pjesëtarëve të kontigjentit dhe mysafirë të tjerë.

Në rotacionin e 16-të të misionit paqesor ISAF në të cilin ARM-ja mori pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, në Afganistan morën pjesë 151 pjesëtarë të ARM-së, të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar u sistemuan në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.

Pjesëtarët e ARM-së gjatë gjashtë muajve të kaluar në Kabul detyrat i realizonin në kuadër të kontigjentit të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, ku ishin të angazhuar për sigurimin e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul.

Për realizimin profesional të detyrave, kompatibilitetin dhe interoperativitetin e shfaqur me forcat e Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga komanda e ISAF-it dhe nga strukturat e larta komanduese të Aleancës, janë vlerësuar me vlerësimet më të larta për çka ARM-ja edhe mëtej ka rejting të lartë në NATO.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail