Ditë e hapur për përfitimet nga burimet ripërtërirëse të energjisë në Ohër

Ohër, 25 korrik 2014 (MIA) - Qytetarët nga Ohri sot do të kenë mundësi të informohen për përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve ripërtërirëse të energjisë dhe për efikasitetin energjetik përmes këshillave inxhinierike falas dhe materiale promovuese.

Kjo ditë e hapur është e treta nga seria të cilat zhvillohen gjatë këtij muaji në kuadër të Projektit IREKo. Dita e parë e hapur për njoftimin e qytetarëve me përfitimet nga burimet ripërtërirëse të energjisë u mbajt në Strugë, ndërsa dita e dytë në Dibër.

Ngjarjet janë pjesë e aktivitetit të dytë të projektit me qëllim të promovimit të efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimit të burimeve ripërtërirëse në Rajonin planor jugperëndimor të Maqedonisë.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Partner udhëheqës i projektit është "Qendra për efikasitet energjetik e Maqedonisë - MACEF" në partneritet me "Qendrën për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor" nga Republika e Maqedonisë dhe "BE Qendra e Shqipërisë për efikasitet energjetik" dhe Këshilli rajonal i Korçës nga Republika e Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail