Përfundojnë përgatitjet e Mbrëmjeve strugane të poezisë të 53-ta me radhë

Strugë, 25 korrik 2014 (MIA) - Në fazë përfundimtare janë përgatitjet e edicionit të 53-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë, informoi sot drejtori, Mite Stefoski.

Risi gjatë këtij viti, siç paralajmëroi, do të jetë java e filmave poetik dhe panairit veror të librit të cilat do të mbahen para fillimit të manifestimit.

Në lidhje me ndryshimet programore, theksoi se çdo vit mundohen të fusin më shumë risi për tërheqjen e publikut të ri. Risi, shtoi drejtori, do të jenë manifestimet e rëndësishme të organizuara për orët e mbrëmjes, kur në kuadër të "Netëve pa shenja të pikëzimit" do të shfaqen artistë të rëndësishëm multimedial nga bota.

Drejtori i mbrëmjeve strugane të poezisë paralajmëroi ndryshime të reja të lokacioneve për manifestimet e mëdha si dhe ndryshime në pamjen vizuale të festivalit.

Mbrëmjet strugane të poezisë të 53-tat me radhë në mënyrë solemne do të hapen më 21 gusht me leximin tradicional të poezisë "Malli për Jugun" dhe ndezjen e zjarrit të festivalit. Të dielën më 24 gusht në manifestimin përfundimtar "Urat" laureatit të sivjetmë poetit jugokorean Ko Un do t'i ndahet çmimi prestigjioz "Kurora e artë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail