Arrest prej 30 ditësh për një qytetar të Shkupit për shitjen e marihuanës

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - SPB Shkup me padi penale deri te Prokuroria publike themelore - Shkup e dorëzoi M.D.(30) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "prodhimin e paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Për veprën penale të kryer nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

MPB sot kumtoi se Njësiti për tregti të palejuar me drogë në kuadër të SPB Shkup, pas njohurive të marra se i dyshuari nga shtëpia e tij në Miçurin të Shkupit për një periudhë të gjatë shet marihuanë, ndërmori masa dhe aktivitete për sigurimin e dëshmive materiale. Më pas policia ka ardhur deri te njohuritë se i padituri gjatë këtij muaji nga një person i panjohur deri më tani, për 8.000 denarë ka furnizuar sasi më të madhe të marihuanës, të cilën e ka paketuar për shitje në rrugë dhe pas një marrëveshje paraprake me telefon me përdoruesit ua ka shitur, zakonisht nga shtëpia apo në vendin e dakorduar prej më parë.

Njësiti për tregti të palejuar me urdhrin e gjykatësit në një procedurë paraprake, ka kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësira të tjera të të denoncuarit me ç'rast janë gjetur dhe janë marrë 82,7 gramë marihuanë.

Ndryshe, M.D. deri më tani dy herë është denoncuar për "marrjen e një automjeti motorik" dhe "vjedhje të rëndë", me ç'rast nga Gjykatësi kompetent i është shqiptuar një masë mbikëqyrje e përforcuar nga prindi dhe një dënim me burg me kusht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail