Publikohet Regjistri i ekspertëve në uebin e Ministrisë së Drejtësisë

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - Në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë prej sot për të gjithë gjykatat në Republikën e Maqedonisë dhe për institucionet kompetente është i kapshëm Regjistri i ekspertëve, i cili përmban pothuajse 900 ekspertë nga mbi 60 sfera të ndryshme të ekspertizës.

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari në konferencën e sotme për shtyp tha se në Regjistër përfshihen edhe një numër i madh i personave të cilët kanë qenë tër egjistruar në listat e ekspertëve të përhershëm gjyqësorë të cilët i udhëhiqnin gjykatat dhe të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në përgatitjen e ekspertizave.

Me ndryshimet e Ligjit për ekspertizë i miratuar në janar të këtij viti, siç theksoi ministri, mundësohet që këta persona të vazhdojnë të kryejnë ekspertiza përmes marrjes së licencës për ekspertizë.

Regjistri i ekspertëve do të udhëhiqet në formë elektronike me ç'rast është thjeshtësuar procedura për evidentim të të gjitha ndryshimeve dhe azhurnimin e tij në kohë, posaçërisht nga aspekti i personave të cilët do të pajisen me licenca për ekspertizë nga sfera adekuate e dhënë nga Ministria e Drejtësisë.

"Në fillim të këtij muaji Ministria e Drejtësisë miratoi edhe Rregullore për përllogaritje të shpërblimit për ekspertizën e bërë ose super ekspertizën dhe kompensim për shpenzimet reale të nevojshme, në pajtueshmëri të së cilit akt nënligjor vlera e shpërblimit konfirmohet sipas lartësisë së vlerës në të holla të lëndës për ekspertizë, komplikimi i ekspertizës, si dhe koha e nevojshme për grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e ekspertizës", tha Jashari.

Kryetari i Odës së ekspertëve Vase Donevski theksoi se ekspertë ka thuajse nga të gjitha sferat. "Më së shumti ekspertë ka nga sfera e ekonomisë, makinerisë dhe komunikacionit, ndërsa numri më i vogël është nga ndërtimtaria", shtoi ai.

Në qoftë se pala nuk është e kënaqur nga ekspertiza mund të dorëzohet kërkesa deri te Komisioni disiplinor i cili shqipton dënim për ekspertët.

"Në qoftë se pala nuk është e kënaqur nga ekspertiza dhe konsideron se nuk është bërë në mënyrë profesionale, e ka humbur kontestin ose madje gjykatësi ka dhënë të bëhet super ekspertizë, në atë rast mund të dorëzojë kërkesë deri te Komisioni disiplinor, i cili në mënyrë të pavarur e shikon ekspertizën, gjegjësisht se nëse është bërë në afatin ligjor, nëse është objektive dhe si rezultat i kësaj Komisioni shqipton edhe dënime për ekspertët", shpjegoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Ilija Ristovski.

Kryetari i Odës së ekspertëve në këtë rast apeloi deri te profesorët nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në shtet të aplikojnë për marrje të licencave për ekspertizë.

Dke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministri Jashari tha se numri i ekspertëve shqiptarë për momentin është rreth 10 për qind, por kjo nuk do të thotë se ky numër nuk do të rritet. "Si ministër i Drejtësisë dorëzova kërkesë deri te rektori i Universitetit Shtetëror të tetovës me qëllim që profesorët që i përmbushin kushtet të dorëzojnë kërkesa që të marrin licencë për ekspertë dhe të regjistrohen në Regjistrin e ekspertëve", shtoi Jashari.

Regjistri i ekspertve do të publikohet edhe në ueb faqen e Odës së ekspertëve të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail