Mogerini: Italia e mbështet eurintegrimin e Maqedonisë

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - Italia si vend kryesues me Bashkimin Evropian beson se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor është nga interesi strategjik i Unionit dhe duhet të mbetet në thelbin e politikës evropiane. Ky është interesi ynë lidhur me stabilitetin, presporitetin, ekonominë dhe për këtë procesi integrues nuk do të jetë i tërësishëm para pranimit të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Këtë e theksoi ministrja italiane e Punëve të Jashtme Frderika Mogerini në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e saj shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Italia, siç theksoi Mogerini në takimin me Poposkin, do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm për procesin e zgjerimit të Unionit, dhe se Maqedonia mund të konsiderojë në mbështetje të mëtejshme aktive nga Roma për fillimin e negociatave inkuadruese.

Ajo thotë se është e vetëdijshme se emri është çështje kurciale, por nuk është në duart e Italisë e cila do të japë ndihmë në ndërmarrjen  e përpjekjeve për zgjidhjen tij.

E pyetur cilat hapa konkret Italia do t'i ndërmarrë për tejkalimin e kontestit me Greqinë Mogerini thotë se edhe deklaratat publike  tregojnë këtë.

"Në disa faza edhe dhënia e deklaratave nga personat zyrtar në opinion paraqet vetëvetiu porosi politike. Kjo çështje zhvillojehet në suaza të Kombeve të Bashkuara dhe ne e inkurajojmë këtë proces, si dhe veprimin e të dy palëve të përshira" tha Mogerini.

Në ndërkohë, porositi Mogerini, Maqedonia duhet të përqendrohet në reformat në vend dhe dialogun e brendshëm.

Ministri Poposki, megjithatë theksoi se kryesimi italian me BE-në e tregon rrugën për integrim të rajonit që është sinjal i rëndësishëm për Maqedonisë në sepse eurointegrimi nuk ka alternativë.

Ai u përqendrua në faktin se për Maqedoninë disa herë anulohet fillimi i negociatave për shkak mungesës së dakordimit nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Unionit. Në këtë kontekst e përsëriti edhe angazhimin e Maqedonisë për respektimin e obligimeve juridike ndërkombëtare.

"Vlerësoj se nevojitet përkushtim nga të gjitha palët dhe nga të gjitha vendet anëtare ndaj përmbushjes së obligimeve  juridike ndërkombëtare dhe ruajtjen e vlerave themelore dhe parimeve mbi të cilat bazohet Unioni" tha Poposki.

Ai njëherit theksoi bindjen se Maqedonia mbetet e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave dhe filmin e negociatave.

Mogerini sot do të takohet edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Fatmir Beismi.

Vizita në Maqedoni është pjesë nga turneu ballkanik i ministres italiane të Punëve të Jashtme Mogerini në cilësinë e presidencës me BE-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail