Mbledhje të gjashtë komisioneve kuvendore

Shkup, 29 korrik 2014 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për financim dhe buxhet, për arsim, shkencë dhe sport, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Pika e vetme në rendin e ditës së Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistem njësportel dhe udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, në lexim të dytë.

Komisioni për financim dhe buxhet do t'i shqyrtojë propozim-ligjet për parandalim të larjes së parave dhe inancim të terrorizmit dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike, që të dy në lexim të dytë. Anëtarët e Komisionit do ta shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të parë.

Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për arsimin e lartë, në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë bujqësore, në lexim të dytë.

Komisioni për punë he politikë sociale do t'i shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për familjen, në lexim të dytë dhe Raportin vjetor për punën e Agjenisë për supervizion të soigurimit kapital të financuar pensional në vitin 2013.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimve është verifikimi i propozim-vndimit për ndryshim të Vendimit për zgjedhjeve të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail