Nimic në takime me kreun shtetëror

Shkup, 29 korrik 2014 (MIA) - Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic, sot në Shkup, në kuadër të raundit të ri të bisedimeve me autoritetet në Maqedoni dhe Greqi, do të ketë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Ai dje pas arritjes në Maqedoni deklaroi se nuk ka sjellë ndonjë propozim të ri, por vetëm se ka ide.

Nimic në Shkup realizoi takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në kontestin për emrin dhe ambasador në SHBA, Vasko Naumovski, me të cilin ky është takimi i parë i realizuar. Pritet ai të takohet edhe me shefin e shtetit Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për kontestin për emrin, javën e kaluar deklaroi se kësaj here pret progres të madh në takimet me kreun shtetëror në Shkup dhe Athinë. Nimic, theksoi se pret bashkëpunim të mirë me negociatorin e sapoemëruar  rreth emrit nga pala e Maqedonisë ambasadorin Vasko Naumovski, siç kishte edhe me paraardhësin e tij, Zoran Jolevski.

Sipas kumtesës së KB-së, Nimic do të qëndrojë në Maqedoni, dy ditë, ndërsa do të niset për në Athinë më 30 dhe 31 korrik.

"Qëllimi i takimeve është të intensifikohen bisedimet nën patronatin e KB-së të kahëzuara drejt gjetjes së zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë për kontestin me emrin", shkruan në kumtesën  KB-së.

Gazeta proqeveritare "Katimerini" publikoi koment për kontestin e Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në vigjilie të bisedimeve të ndërmjetësuesit Metju Nimic në Shkup dhe Athinë, thekson se ajo që mund të kontribuojë që të lëvizin gjërat është interesimi nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Duke pasur parasysh gjithëfuqinë e Gjermanisë në integrimet evropiane, roli i saj në tejkalimin e qorr-sokakut mund të tregohet si vendimtar", theksohet në komtent, në të cilin i sugjerohet Merkelit dhe diplomacisë gjermane presioni i konsiderueshëm mbi Maqedoninë, gjë që do të kontribuojë që të përmirësohet imazhi i Berlinit në shoqërinë greke.

Lidhur me vizitën e Nimicit në të dy vendet, gazeta vetëm shton se "edhe krahas forcës dhe rezistencës lakmuese me dekada të ndërmjetësuesit, "çështja po stagnon", për çka, si edhe çdoherë e akuzon "jotolerancën" e autoriteteve të Maqedonisë.

Ministri Poposki, javën e kaluar, gjithashtu, vlerësoi se pa angazhimin konkret të vendeve më të mëdha anëtare të NATO-s dhe BE-së, nuk mund të pritet çfarëdo lëvizje në kontestin për emrin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail