Mbledhje të disa komisioneve kuvendore

Shkup, 30 korrik 2014 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pritet sot t'i kumtojë propozimet për anëtarë të përbërjes së re të Komisionit për verifikim të fakteve.

Nëse propozim-vendimi votohet nga Komisioni, ai do të mund të gjendet në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të 11-të të Kuvendit, fillimi i së cilës është caktuar për në orën 13:00, informoi dje gjatë takimit me gazetarë kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Mbledhja e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve prej dje ishte ricaktuar për sot paradite.

Në rend dite të Komisionit është plotësimi i vendimit për emërim të anëtarëve të Këshillit nacional për eurointgrime dhe për ndryshim të vendimit për zgjedhje të anëtarëve të komisioneve të Kuvendit.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë edhe komisionet për transport, lidhje dhe kologji, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisioni ligjdhënës-juridik he Këshilli buxhetor i Kuvendit.

Anëtarët e Komisionit për transport do të diskutojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sistemin hekurudhor dhe të Ligjit për orarin e punës, pushimet e obliguara të punëoëve mobil dhe vozitësve në komunikacionin rugor dhe pajisjeve për regjistrim në komunikacionin rrugor, të dy në lexim të dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjt bashkësive do t'i shqyrtojë plotësimet e Ligjit për hipotekë, Propozim-ligjit për themelimin e Komisionit shtetëor për vendim-marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dh procedurës kundërvajtëse dhe për ndryshimet e Ligjit për themelimin e Komisionti shtetëror për vndim-marrje në procedurën administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, të gjithë në lexim të dytë.

Mbledhjen e parë do ta mbajë Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në rend dite është propozimi i planit strategjik të Kuvendit për periudhën 2015-2017, propozim kërkesa buxhetore e Kuvendit për vitin 2015, si dhe propozim konkludimi për përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm sipas grupeve të deputetëve.

Komisioni ligjdhënës-juridik do të diskutojë për disa ligje në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail